Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 17 guests
Miresevini te DIELLI
Tragjedi shqiptare ne Michigan
Thursday, 02 September 2010 19:21

Burri, vret gruan dhe më pas veten

 

 

Policia: duket të jetë një vrasje dhe më pasë vetëvrasje në një shtëpi ku jetonte një familje emigrantësh shqiptarë

 

 

WESTLAND - MICHIGAN : Sipas kanalit televiziv kombëtar abc , thuhet se Policia e qytetit Westland(86 mijë banorë) 26 kilometra në perendim të Detroitit, po heton atë që duket të jetë një vrasje dhe më pasë vetëvrasje në një shtëpi ku jetonte një familje emigrantësh shqiptarë.

 Policia tha një burr dhe gruaja e tij u gjetën të goditur me armë zjarri rreth 01:30 të mesnatës të hënën në bodrumin e banesës ku banonin prej shtatë vjetësh, një bllok ndërtesash në Townhouse. Banesa e tyre ishte në adresën 29008 në Mançester - e cila është në rrugën Ann Arbor Trail dhe Middlebelt .

 Policia tha se duket burri, 59-vjeçari Lutfi Dashi ka qëlluar gruan e tij, 50-vjeçare Ermira Dashi, disa herë para se të ketë kthyer armën kundër vetes.

 Dorazi Lutfi Dashi u shpall i vdekur në vendngjarje, thotë policia.

 Ermira Dashi u dërgua në Spitalin Botsford, ku ajo më vonë u deklarua e vdekur.

Read more...
 
Nënë Tereza: Krenaria e Kombit Shqiptar dhe Nderi i Kishës Katolike
Tuesday, 31 August 2010 00:51

Nga Frank Shkreli
 
Të nderuar pjesmarrës në këtë darkë përkujtimore për 100-vjetorin e lindjes së Nenë Terezës.
Në shpirtin tim, jam thellësisht i gëzuar që kam rastin e bukur të jemë me ju sonte:  me Dom Pjetrin dhe antarët e këshillit dhe pjesëtarë të famullisë "Zoja e Shkodrës", me të gjithë ju, që cdo ditë punoni e flijoni aq shumë për ideale të përbashkëta në emër të interesave fetare e kombëtare. Përvec, dobisë shpirtërore, që është misjoni i parë i kësaj kishe,  Zoja e Shkodrës -- binomin "Fe e Atdhe"  -- e zbaton në flakë e në dritë të fesë -- por gjithmonë duke mbajtur gjallë zakone e tradita kulturore, thjeshtë kombëtare, duke ruajtur e shtuar në këtë vend të madh pasurinë etnike të trashgëruar nga të parët tanë -- trashëgimi kjo që na bën të mundur t'a quajmë veten, krenarisht, Shqiptarë në dheun e George Washingtonit dhe Abraham Lincolnit, në këtë vend të lirisë e demokracisë. 
 
Me të drejtë, ne të gjithë jemi krenare me veprimtarine e kesaj kishe ne lamine e fese dhe te shqiptarizmit, veprimtari qe eshte bazuar ne terminologjine e Imzot Pjeter Bogdanit: "Fati i im eshte fati i popullit tim", veprimtari kejo per te cilen edhe Nene Tereza eshte krenare, ne 100-vjetorin e lindjes se saj.

Read more...
 
Gjaku shqiptar i Himarës
Friday, 27 August 2010 12:09

Nga Petro Marko

Pra ç'jemi ne?
Shqiptarë!
Po pse e humbëm gjuhën?
Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten?
Pse qajmë e këndojmë në shqip?
Pse fjalët e urta i themi në shqip?

Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.

Read more...
 
Impenjimi shoqëror - aspekti dallues i shkrimtarëve të mëdhenj
Sunday, 22 August 2010 20:21

27 gushti përkon me vdekjen e njërit prej shkrimtarëve italianë që realitetin shoqëror e bëri pjesë të pandarë të veprave të tyre dhe impenjimin lajtmotivin themeltar të ekzistencës së tyre. 60 vjet më parë, në një dhomë hoteli në Torino, shkrimtari, gjithmonë i shqetësuar, për nga natyra e tij,  vendosi t’i jepte fund në mënyrë tragjike jetës së tij. Edhe pse është një akt që personalisht nuk e përkrah, pavarësisht se një bashkëkombas i tij, Ugo Foskolo, nja dy shekuj më parë e ka konsideruar si një akt ekstrem të lirisë, ai mbetet një shembull tipik i shkrimtarit model gjithmonë në kërkim të origjinalitetit të tij krijues dhe hulumtues ndaj një jete me gjithë ashpërsinë e problemeve të saj të pasluftës, që shkatërroi ëndrrat e një brezi, që për nga gjenialiteti krijues zë një vend të dukshëm në letërsinë botërore.

Cesare Pavese (Çezare Paveze) lindi në vitin 1908 në provincën e Kuneos,në Itali. Është poet, shkrimtar dhe përkthyes i mrekullueshëm i klasikëve amerikanë që nga Melville,  Faulkner deri tek  Dos Passos. Fëmijëria e tij u plagos në mënyrë ta pariparueshme nga vdekja e motrës dhe dy vëllezërve të tij dhe kur ishte në moshën 6 vjeçare edhe të babait, fakte që e bëjnë të kuptueshme pjekurinë e tij të parakohshme.

Read more...
 
CIA-s dhe Mi6 kundër komunizmit (Pjesa e 3-te)
Wednesday, 18 August 2010 07:24

E vërteta e vdekjes së parashutistit që do të rrëzonte Enver Hoxhën

DALIP GRECA

(Vijon nga numri i kaluar)

Si shkoi filli i Alushit dhe çetës së tij? - e pyes Zef Lukën.

Ka qenë dhjetor i vitit 1950. Isha çuar për të marrë shërbimin, isha roja i parë. Natën kisha pa një andërr të tmerrshme; një gropë të madhe, përreth saj 9 kufoma me gojë hapët. O, Zot, ç’tmerr ajo andërr! Në orën 9, sipas rregullit të përditshëm thirrshim Romën. Ata na thanë se kishin me na dhanë një radiogram të rëndësishëm. Po e prisnim me ankth e shqetësim të thellë. Radiogrami erdhi. Në të thuhej se “Radio Tirana ka dhënë lajmin se Alush Lleshanaku ishte vra, na jepni hollsina”. U habitëm dhe u ligshtuam. Mu më dhimbti shpirti. E kisha idhullin tim, mësuesin tim që më udhëhiqte në këtë luftë të ashpër. I kisha dhanë besën. Menjëherë shkuam në katund, takuam priftin, morëm “Zanin e Popullit” dhe menjëherë i konfirmuam Romës lajmin për sa shkruante gazeta: Ai ashtë vra në ora 4 të natës, si pat kaluar urën tek shkalla Broshkë. Rinia, një pjesë e të cilëve ishin dhe komunistë, kur e panë, thanë: Alush, ç’t’u desh që erdhe?” Shumë prej tyne kishin qenë edhe nxënës të Alushit.

Read more...
 
VATRA, tempulli që bashkon shqiptarët e Amerikës
Tuesday, 27 July 2010 10:15

Në se ka në Botën shqiptare tempull që na bashkon në Amerikën e madhe, padyshim që është vatra.  Mes kohëve të vështira dhe të turbullta, mes sakrificash të papërsëritshme, si një rastësi, yllësi, apo fat, u bënë bashkë një grup njerëzish sa të mençëm aq dhe patriotër, duke krijuar një plejadë të tërë dhe të paarritshme gjer më sot, nga dy burrat e nderuar të Atdheut, Nolit dhe Konicës, apo Konicës dhe Nolit.

Patriotët shqiptarë të mëkuar që në djep me dashurinë për Atdheun, të shpërndarë kudo që ranë, mbuallën farën e shqiptarizmit, e cila lulëzoi në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, nëpërmjet  lëvrimit të saj dhe botimit të dhjetëra librave shqip, që nga Turqia, Egjypti, Rumania, Franca, Bullgaria, Zvicra, Anglia e më tej.

Read more...
 
Shkolla shqipe në Waterbury, shëmbull që duhet ndjekur
Wednesday, 07 July 2010 12:31

Nga Deni Blloshmi

HISTORIK I SHKURTER I KOMUNITETIT SHQIPTAR NE CT

Komuniteti Shqiptar në Waterbury, CT, tashmë me më shumë se 20 000 anëtarë ka një te shkuar më shumë se 50 vjeçare. Që në fillimet e tij, megjithëse të paktë në numër  u tregua një përpjekje e madhe për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën amtare. Ky proçes vazhdoi për vite me rradhë dhe I përmbushi nevojat e asaj kohe.

Pas viteve 90 me valën e re të emigrimit popullsia shqiptare në CT u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Ndërrimi i brezave solli dhe nevojën për një nismë të re për edukimin e brezit të ri sipas traditave dhe zakoneve shqiptare.

Read more...
 
Comments from Wall Street – Whom to Blame
Thursday, 01 July 2010 22:42

By Nick Markola

We all know about the great recession of 2008 and early 2009. We all believe that the worst is behind us but questions remain such as will we see a V-shaped recovery. Will it be a U shaped one, or maybe a W-shaped? Recently I heard about yet another moniker for the recovery. A tub shaped one. While it is anyone’s guess what shape the recovery will be, it is clear to all that the much anticipated recovery is slow.

Read more...
 
Promovohet dega e Federatës ”VATRA” në Washington
Wednesday, 30 June 2010 18:06

Të shtunën me 19 qershor 2010 Federata “Vatra” promovoi degën e saj më të re në Washington. Takimi promovus u organizua në hotelin e njohur ”Hilton” në Marilend.

Mes vatranëve të Washingtonit dhe zonave përreth ishin me këtë rast edhe zv/ambasadori i Shqipërisë në Washington, z. Kreshnik Çollaku, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, anëtari i bordit, Zef Balaj dhe editori i gazetes ”Dielli” Dalip Greca.

Read more...
 
EDITORIAL - BORXHI I PA SHLYER I SHOQËRISË SHQIPTARE
Tuesday, 27 July 2010 10:30

NGA DALIP GRECA

Të gërmosh 17 vjet për të gjetur eshtrat e vëllait, duhet të jetë një stërmundim i pamatur fizik dhe psikologjik, por ja që vëllezërit Bilali nga Vlora e provuan dhe natyrisht që nuk ia dolën të gjenin ato ç’ka kërkonin; eshtrat e vëllait të pushkatuar për 1 kg oriz në kohën e diktaturës komuniste. Nuk kishin s’i t’ia dilnin, ishte e pamundur nga që nuk dispononin koordinata të sakta të vend-pushkatimit, dhe aq më shumë, kur ata që ekzekutuan aktin e fundit tragjik, e kanë qepur gojën dhe ligji nuk i detyron që të tregojnë vendpushkatimin dhe vendvarrimin, në mënyrë që të lehtësojnë shpirtin e të vdekurit dhe të qetësojnë dhimbjet e shpirtrave të të gjallëve.

Read more...
 
Gazeta “Dielli”, shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare
Wednesday, 14 July 2010 09:56

NGA DALIP GRECA

Dielli, në trashëgiminë e publicistikës shqiptare, meriton vend nderi. Parë nga ana profesionale,në këndin e lëvrimit të gjinive publicistike,gazeta njëshekullore e shqiptarëve të Amerikës, përbën një shkollë më vete për gazetarinë shqiptare. Ajo pati ndikim të rëndësishëm në shtypin e  kohës dhe në faqet e saj dëshmohen gjurmët e historisë kombëtare.Në këtë kuptim ”Dielli” ngjason me një minierë me pasuri të rralla.

Read more...
 
Përse duhet gjallëruar “Vatra” dhe të ringjallet gazeta “Dielli” ?
Friday, 02 July 2010 22:52



Përgjigja e kësaj pyetje të shtruar në titull është e drejtëpërdrejtë: “Vatra” është pasuri kombëtare, “Dielli” më e vjetra gazetë që ka 101 vite që botohet. Në vitin 2012, shtatë muaj para se shteti shqiptar të festoi 100 vjetorin e pavarësisë, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, do të festoje një shekull jetë. Pra kur nuk kishim atë copë shteti të pavarur që shpalli Ismail Qemali me 28 Nëntor 1912, shqiptarët e Amerikës me 28 prill 1912 kishin themeluar Vatrën.

Read more...
 
Nga Masakra e Tivarit, tek masakra çame
Wednesday, 30 June 2010 19:01

Nga Dalip Greca

Termometri i politikës shqiptare gjatë qershorit shënoi temperature të larta, jo vetëm për shkak të verës së nxehtë. Në Tiranë u promovua libri ‘Jeta ime’, një tjetër memorial plot lavde i kohës komuniste prej Ramiz Alisë, pasus i diktatorit Enver Hoxha, i cili nuk i kursen kurorat për mësuesin e vet, ndërkohë që në Prishtinë libri digjet në mënyrë demonstrative, si për të na kujtuar fillim vitet ’90, kur digjeshin veprat e Enverit.

Read more...
 
Letër nga Italia për kryetarin e “Vatrës”
Tuesday, 15 June 2010 14:24

I nderuar dhe i dashur dr. Gjon Buçaj,    

Sot mora në dorë gazetën "Dielli", prill 2010.    

E lexova me kujdes dhe u gëzova në shpirt për artikujt të bukur dhe shkencorë dhe për lajmet dhe kronikën. "Dielli", me shkrimtarët e gazetarë të njohur dhe të vlershëm si Naum Prifti, Dalip Greca dhe të tjerë është, si duket, në një epokë e re me qëllime kombëtare në sherbim të diaspores shqiptare në Amerikë dhe kudo në bote.    

Read more...
 


Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved