Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 12 guests
Letër nga Italia për kryetarin e “Vatrës”  E-mail

I nderuar dhe i dashur dr. Gjon Buçaj,    

Sot mora në dorë gazetën "Dielli", prill 2010.    

E lexova me kujdes dhe u gëzova në shpirt për artikujt të bukur dhe shkencorë dhe për lajmet dhe kronikën. "Dielli", me shkrimtarët e gazetarë të njohur dhe të vlershëm si Naum Prifti, Dalip Greca dhe të tjerë është, si duket, në një epokë e re me qëllime kombëtare në sherbim të diaspores shqiptare në Amerikë dhe kudo në bote.    

Edhe përprahja e bindur nga burrat shqiptarë që lidhen me biznesin është një shënjë përparimi në këtë drejtim   

Kultura në diasporen  është si buka te tryeza, që shton fuqitë. Dhe “Dielli” shpreh kulturë dhe dituri, me historinë e saj nga Bostoni dhe sot në New York. Njëqindvjetori dëshmon rrugën e të parëve në migrim.    

Ju falenderoj per dergimin e "Dielli-t". Revista ntreteron si zonjë, qe nga viti 1967, në Biblioteken time  shqiptare ne Frasnita (Cosenza). Të gjitha numrat janë të lidhura në Bibliotekë dhe studiuesit i shfletësojnë. 

Të nderuarit Agim Karagjozi-t i shpreh zemërisht mirënjohje të madhe për të gjitha nderimet e për mikpritjen në selinë e Vatrës çdo herë që kam ardhur në New York. Zoti Karagjozi është nj'Burr shqiptar i ndershëm me një buljari jashtëzakonëshme dhe me zemërgjerësi. Ai mbajti gjithëmonë lartë Flamurin shqiptar ne Amerikë, duke vepruar drejtë dhe pa ngatërrime ideologjike.I uroj shendet jetë e gjatë për shumë vjet!

I nderuar dhe i dashur dr. Gjon Buçaj,    

Ne u kemi takuar në herën e fundit në Shkoder në inaugurimin e kampanarit të Katedrales. Cdo herë në Vatër më keni nderuar. Gjithë Këshilli i Vatres më ka qenë afër dhe me ka ndihmuar në veprintarinë time kulturore.    

Sot që ju mirrni në dorë e në shpirt Kryesinë e Vatres gëzohem dhe ju  dërgoj urime dhe përgëzime të shumta vëllazërore.    

Ju jini njeri shumë i urtë dhe me pikëpamje të gjera dhe të thella. Vatra me punen dhe me guximin tuaj dhe të gjithë anëtarëve, duke mbajtur përpara syve rrugën e saj kryesore  historike, do të ketë dhe një zhvillim dhe një bashkëpunim më të përhapur. Ashtu që gjeneratat e rea në diaspsorë mund të gjëjnë në “Dielli” një ushqim të vlefshëm shpirtëror.    

Edhe Këshillit të Vatres, që njoh personalisht, i dergoj përshëndjet e mia vëllazërore dhe të përzemërta.    

Urime dhe nderime.

Antonio BELLUSCI

Prift arbëresh me shtetësi shqiptare

Drejtor i revistës arbëreshe “Lidhja” dhe i Bibliotekesë

P.S. Shkrimtarët dhe Poetët ose njerëzit që do më shkruajnë e do të më dergojnë libra ose revista per Biblioteken time ndërkombëtare shqiptare, adresa ështe kjo:

Biblioteca Internazionale “A.Bellusci”

Via Pollino, 84

I – 87010 Frascineto (Cosenza)

Itali

 
Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved