| Promovohet dega e Federatës ”VATRA” në Washington |
|
Të shtunën me 19 qershor 2010 Federata “Vatra” promovoi degën e saj më të re në Washington. Takimi promovus u organizua në hotelin e njohur ”Hilton” në Marilend. Mes vatranëve të Washingtonit dhe zonave përreth ishin me këtë rast edhe zv/ambasadori i Shqipërisë në Washington, z. Kreshnik Çollaku, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, anëtari i bordit, Zef Balaj dhe editori i gazetes ”Dielli” Dalip Greca. Në fakt vatranët e Washingtonit e kishin konfirmuar krijimin e degës që në takimin e 8 majit, ku organizuan takimin promovus të librit të shkrimtarit antikomunist Lekë Tas i”Grabjani rrëzë kodrave”. Gjatë atij takimi promovus shqiptarët që e ndjenin veten vatranë paralajmëruan krijimin e degës së tyre, që u bë fakt i kryer me takimin e 19 qershorit. Edhe pse një pjesë e të anëtarësuarëve ishin të zënë me shërbime brenda dhe jashtë Amerikës, ata kishin konfirmuar anëtarësimin dhe kishin sjellë përshëndetjet e tryre. Ndër ata që munguan për arsye shërbimi, zonja McCormack, përmendi gazetarin e njohur të Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi, Dardan Blaku, që së bashku me Armir Zoton, kanë punuar pa u lodhur për Vatrën, janë ata që kanë mbajtur dhe sponsorizuar websitin e Vatrës, Shpresa Azari,Jadigjar Luzaj, Jona Tasi etj. Takimin promovus e ka hapur zonja Merita B. McCormack, e cila uroi të pranishmit, duke e ciëlsuar historik këtë moment, i cili do të shënohet jo vetëm në arkivin e Vatrës dhe kronikat e gazetës së saj Dielli, por edhe do të përcillet nga media shqiptare. Zonja McCormack, tha se ndjehej shumë e obliguar ndaj Vatrës, e cila i ka besuar asaj përfaqësimin në qarqet më të larta të Ëashingtonit. Si prezantuse e Vatrës në Washington, zonja McCormack, tha se ishte përpjekur që t’i forconte lidhjet e Vatrës me qarqet e larta të politikës dhe diplomacisë. Ngritja e degës në Washngton do t’i japë më shumë ritëm Federatës Vatra, tha ajo, duke u zotuar se dega do të ketë një jetë aktive dhe numri i anëtarëve nuk do të jetë ky i promovimit por shumë shpejt do të ketë shtim të antërësisë. Gjatë përshëndetjes së tij, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, duke u drejtuar organizatorëve dhe pjesmarrësve, tha: Mbajeni mend këtë ditë, e cila do të jetë historike jo vetëm për ju, por për të gjithë vatranët. Është e para herë në historinë 98 vjeçare të Vatrës ngritja e një dege në Ëashington, edhe pse në kohën më të mirë ajo ka pasur më shumë se 80 degë. Kjo degë është e para që po ngrihet, por ne shpresojmë se së shpejti do të kemi degë të reja, jo vetëm në SHBA, por edhe në Kanada, theksoi dr. Buçaj. Ai përmendi me këtë rast parapërgatitjet që janë bërë në CT, Michigan etj. Më pas dr. Buçaj informoi vatranët e Washingtonit për detyrat dhe të drejtat e anëtarëve si dhe funksionimin e degës. Në përsëhndetjen e tij, Minsitri Fuqiplot në Washnigton,diplomati Kreshnik Çollaku, tha se ndjehej vatran dhe se ishte informuar herët për aktivitetin e Vatrës, që i parapriu pavarësisë së shtetit shqiptar.Më vjen mirë, tha ai, që po përjetojmë një përlindje të Vatrës, me degë të reja e anëtarsi të re. Mbi të gjitha Vatra ka nevojë për njerëz të devotshëm dhe të dinjitetshëm. Vatra duhet t’i drejtojë sytë nga gjenerata e re, që rezonon me programin kombëtar të saj. Natyrisht që nuk duhen harruar ata që ia mbajtën frymën gjallë deri më sot, si z. Agim Karagjozi, apo dr. Buçaj që po e udhëheq sot.Unë mendoj, se ju mbani gjallë një thesar të historisë sonë kombëtare dhe është detyrë e të gjithëve për të dhënë kontribut për këtë thesar historik. Askush nuk mund ta zëvendësojë Vatrën, veçanërisht historinë e saj. Ai tregoi edhe për vlerësimin që i bën Vatrës shteti shqiptar, që e çmon Federatën më të vjetër të shqiptarëve si shtyllë të çështjes komëbtare në SHBA. Në kushtet e reja, Vatra ka sfida të reja për të përballuar në shërbim të kombit.Atdhetarizmi ka qenë dhe mbetet shtylla e Vatrës, ndërkohë që lufta me komunizmin nuk ka përfunduar. Rreziku i manipulimit egziston. Vatra e ka të domosdoshme që ta ruaj pastërtinë dhe virtytshmërinë e derisotme. Vatra duhet ta konsiderojë çështjen kombëtare, jo vetëm duke u përrqëndruar tek Shqipëria, por edhe tek Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Çamërisë.Ai shfaqi mendimin se në të ardhmen duhet menduar për mënyrën se si të ngrihen degë edhe në trojet tona kombtare. Më pas ai rekomandoi këshilla të vlefshme për funksionimin më të mirë të Federatës dhe veçanërisht për gazetën Dielli. Në fjalën e tij, një nga organizatorët kryesorë të krijimit të degës së Vatrës në Washington, ish diplomati në ambasadën shqiptare në Washington, Mustafa Xhepa, tha:Ndjehem krenar që dega e Vatrës në Washington DC, sot në ditën e saj të parë, tregoi sa të bashkuar jemi për të dhënë ndihmesën modeste në interes të kombit tonë të lashtë. Sa të gatshëm jemi të ndërtojmë një konsensus me të gjithë ata që ndajnë me ne një komunitet vlerash të mëshiruara në këto tri fjalë: Liri, paqë, drejtësi. Më tepër se çdo gjë tjetër dua që kjo degë të shërbejë si shtysë për shtimin e radhëve të Vatrës me anëtarë të rinj, të ringjallë krenarinë kombëtare dhe kuptimin e qëllimit të këtij misioni të madh. Dua që kjo të përcjellë mesazhin tek të gjithë bashkatdhetarët, pa marrë parasysh diferencat, se ne jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera me ne. Ne të mbijetuarit që fati e solli të jetojmë nën perandorinë e errësirës, e cila demaskoi, shpronësoi, kolektivizoi, dëboi, internoi, burgosi, pushkatoi korën e kombit, nën thundrën e Neronit, që dogji me zjarr çdo gjë shqiptare për interes të armiqëve tanë shekullorë, na del detyrë madhore të mbajmë gjallë kujtesën dhe të mos lejojmë harresën të mbulojë të vërtetën, sepse po harruam, kthehemi në bashkëfajtorë. Ka shumë padrejtësi që bëjnë thirrje për vëmendjen tonë, por njëra ndër më kryesoret është Çamëria e gjakosur.Ne duhet të bëjmë të pamundurën që kësaj padrejtësie çnjerëzore t’i jepet fund njëherë e përgjithnjë dhe pjesa fisnike e kombit e zhvendosur me forcë të kthehet në trojet e veta.Liria e tyre varet nga përpjekja që do të bëjë bota e lirë bashkë me ne dhe cilësia e lirisë sonë varet nga liria e Çamërisë. Dr. Grigor Nosi, në fjalën e tij u ndal në gjallesën e rerzikshme të komunizmit në Shqipëri, që po bëhet afktor kryesor të pengimit të proceseve demokratike dhe zgjatjen e tranzicionit. Dr. Nosi listoi emrat e bijëve të ish bllokut, që mbajnë gjallë karrierën e etërve të tyre komunistë. Ai polemizoi në distancë me Ramiz Alinë, i cili vazhdon ta quaj Enver Hoxhën heroi e burrë të shqua të kombit, ndërsa për veten e vet nuk e shohka të arsyeshme që t’u kërkojë falje shqiptarëve për krimet që mbajnë firmën e tij. Përshëndeti edhe anëtari i Bordit Zef Balaj, që mbështeti zv/ambasadorin për idenë e tij që Vatra mund të dhe duhet të funksionojë edhe në vendlindje, pasi të forcohet këtu në SHBA. Përshëndetën edhe editori i Diellit, Dalip Greca, z. Gjon Kardeli, Artan Hasanaj, Lekë Buçaj, Edmond Buçaj dhe Dana Buçaj. Në fund dega e re zgjodhi kryesinë e saj. Kryetare u zgjodh zonja Merita B. McCormack, nënkryetar Mustafa Xhepa dhe sekretar Eduard Buçaj. Konkluzionet e takimit promovues i bëri kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj.
|