Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 17 guests
Shkolla shqipe në Waterbury, shëmbull që duhet ndjekur  E-mail

Nga Deni Blloshmi

HISTORIK I SHKURTER I KOMUNITETIT SHQIPTAR NE CT

Komuniteti Shqiptar në Waterbury, CT, tashmë me më shumë se 20 000 anëtarë ka një te shkuar më shumë se 50 vjeçare. Që në fillimet e tij, megjithëse të paktë në numër  u tregua një përpjekje e madhe për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën amtare. Ky proçes vazhdoi për vite me rradhë dhe I përmbushi nevojat e asaj kohe.

Pas viteve 90 me valën e re të emigrimit popullsia shqiptare në CT u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Ndërrimi i brezave solli dhe nevojën për një nismë të re për edukimin e brezit të ri sipas traditave dhe zakoneve shqiptare.


NEVOJA PËR SHKOLLËN

Shqiptarët në Amerikë janë integruar shumë mirë në shoqëri duke i dhënë një rëndësi të veçantë arsimit. Me kalimin e viteve dhe me rritjen e shqiptarëve të brezit të dytë dhe të tretë u venit interesimi për edukimin e gjuhës dhe vlerave shqiptare. Sot vëren shumë të rinj dhe të reja shqiptare të mirarsimuar dhe të mirintegruar  të cilët kanë vështirësi në përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shfaqjen e vlerave shqiptare.

IDEJA

Çdo kohë ka patur dhe do të ketë njerëz të cilët do t’i dalin për zot gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar. Duke parë nevojën e madhe dhe boshllikun e krijuar një grup intelektualësh të rinj hodhën idenë për hapjen  e një shkolle shqipe.

FILLIMI

E rëndësishme ishte që opinioni i gjërë të shikonte nevojën dhe të besonte në realizimin e këtij projekti. Një faktor i rëndësishëm në përqafimin e idesë ishte dhe përfshirja e disa prej intelektualëve me ndikim në komunitet. Ideja ishte që të hidheshin themelet e një institucioni të mirëfilltë arsimor dhe kulturor.

Themeluesit e kësaj shkolle duke filluar nga Imam Gazmend Aga, Dr. Arjet Gega, Dr. Oltjon Albajrami, Visar Tasimi, Imam Ediz Umeri dhe Fatos Bella dhe me mbështetjen e intelektualëve dhe atdhetarëve të komunitetit shqiptar në Waterbury, bënë një punë të konsiderueshme për sensibilizimin e opinionit të gjërë duke organizuar takime të ndryshme me antarët e komuniteteve.

ORGANIZIMI

Një institucion arsimor ka nevojë për staf pedagogjik, ndërtesë për ushtrimin e aktivitetit dhe ç’është më e rëndësishmja nxënës. Stafi pedagogjik punon në mënyë vullnetare duke dhënë kontributin më të madh për mbarëvajtjen e shkollës. Gjithashtu gadishmëria e” Albanian American Islamic Cultural Center Hasan Prishtina” për të hapur dyert e kompleksit të tyre ishte një faktor kyç në çeljen me sukses të shkollës. Puna sensibilizuese dhe qëllimi I sinqertë I themeluesve të shkollës dha frytet e saj duke afruar një numër të madh nxënësish.

SUKSESI

Në një kohë të shkurtër numri I nxënësve u rrit dhe shkolla u afirmua më tej duke marrë mbështetjen e të gjitha shtresave të komunitetit shqiptar. Brënda një muaji numri I nxënësve kaloi numrin 160. Me kalimin e javëve dhe me rritjen e madhe të numrit të nxënësve u rrit dhe nevoja për klasa ku vlen të përmendet përsëri ndihma e madhe e dhënë nga të dy komunitetet shqiptare në Watërbury, Albanian American Muslim Community dhe komunitetin “Hasan Prishtina” për lëshimin  dhe rregullimin ambjenteve. Në sajë të kontributit të biznesmenëve dhe prindërve u bë e mundur që nxënësve t’u krijoheshin kushte mëse të mira duke përfshirë këtu dhe dhënien e drekës çdo të djelë për më shumë se 160 nxënës. Gjithashtu Feba (Federation of Balkan American Associations) duhet falenderuar për kontributin e saj në bazë materiale për mbarëvajtjen e procesit mësimoro-edukativ.

PROGRAMI

Mesimi I gjuhës Shqipe sipas niveleve. Mësimi I Folklorit shqiptar. Mësimi I moralit fetar dhe shoqëror. Edukimi Sportiv.

PROBLEMET E HASURA DHE SYNIMET

Suksesi që ky projekt korri në një kohë të shkurtër bëri që problemet që grupi organizativ hasi gjatë rrugës të mbeten në hije. Për vitin në vazhdim stafi shpreson që numri I nxënësve të rritet dhe më tepër. Një rol të rëndësishëm për këtë do të luajë dhe mbështetja më e madhe morale dhe materiale e prindërve dhe gjithë komunitetit. Synimi I themeluesve është që në të ardhmen Shkolla e së Djelës të mund të shndërrohet në një institucion arsimor me edukim të vazhdueshëm(full time). Kjo varet dhe nga mbështetja që do të tregojnë biznesmenët atdhetarë shqiptarë.

Kontakt;
www.albaef.com
Gazmend Aga 860 938 0167, This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Visar Tasimi   203 768 8050, This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Fatos Bella 203 725 6932, This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

STAFI
Gazmend Aga – Themelues dhe drejtor I shkollës
Dr. Arjet Gega -  Themelues dhe Nëndrejtor I shkollës.
Dr. Oltjon Albajrami- Themelues dhe sekretar I përgjithshëm.
Visar Tasimi- Themelues dhe Drejtor I financave.
Fatos Bella-  Themelues dhe Drejtor I marrëdhënieve me publikun.
Ediz Umeri- Themelues dhe Drejtor i Edukimit Moral.
Eva Shyqyriu- Mësuese dhe Drejtoreshë e mësimit së gjuhës Shqipe.
Donika Tasimi- Mësuese dhe Drejtoreshë e marrëdhënieve me Prindërit.
Adi Kulla- Drejtor i IT
Dr. Tasim Tasimi- Përgjegjës I stafit vullnetar

Merita Islami- Mësuese
Myzafer Zhuta- Mësues
Artim Selmani- Mësues
Dr. Ermal Aliu- mësues
Dr. Azem Dushaj- Mësues
Enton Shahollari- Mësues
Fete Ismaili- Mësuese

 
Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved