| FEDERATA VATRA NGUSHELLON FAMILJET E TRAGJEDISE NE FUSHE ARREZ |
|
E informuar mbi ngjarjen e rëndë, të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Fusharrëz, në të cilin ka pasur 14 te vdekur dhe shume te plagosur, Federata Panshqiptare e Amerikes, “VATRA” shpreh keqardhejn e thelle per tragjedine dhe ngushellon familjet e viktimave tragjike. Federata Vatra ka ndjekur permes medias punen e shkelqyer te mjekeve dhe te forcave te policise per te minimizuar efektet e pastragjedise dhe i pergezon ata. Qeveria shqiptare, presidenca, kane qene prane familjeve dhe te plagosureve. Ne raste te tilla shoqeria shqiptare duhet te stimuloje ngrohtesi njerezore. Shqiperia ne zi Kombetare 14 vetë humbën jetën në Shqipëri me 17 korrik, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në greminë. Zyrtarët thanë se autobusi po shkonte në Fushë-Arrëz, rreth 130 kilometra në veri të Tiranës, kur u rrëzua. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se autobusi po udhëtonte në një ditë me mot të keq kur ndodhi aksidenti. Zyrtarët thanë gjithashtu se të paktën 16 udhëtarë u plagosën, disa prej tyre rëndë. Agjencia franceze e lajmeve, AFP, njoftoi se të plagosurit u dërguan me helikopterë në një spital të Tiranës. Qeveria shqiptare vendosi mbrëmjen e se shtunes të shpallte ditën e diele ditë zije në nderim të 14 viktimave të aksidentit tragjik, të pasditës së djeshme në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit, në Verilindje të Shqipërise. Aksidenti i se shtunes, ku humbën jeten 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, është më i rëndi pas atij të vitit 2004, të ndodhur në Fushë Arrëz, ku nga përplasja e një autobuzi humbën jetën 14 nxënës nga Malisheva e Kosovës.
|