Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 20 guests
Terhiq e mos keput  E-mail

Nga Astrit Lulushi

Toka është pjesë e universit. Duke qenë pjesë e njërës, njeriu bëhet pjesë e të dyjave. Kjo duhet parë si një prej arsyeve përse njeriu ende nuk e di nëse Toka është e gjitha. Ai vazhdmisht shtyhet drejt eksplorimeve, për të mësuar se edhe gjithësia nuk është gjithçka. Si qeliza që lind e qarkullon përbrenda pa e ditur se jashtë ekziston një botë e tërë, njeriu shprehet i sigurt se e njeh vetëveten, ndërkohë që gjithmonë tërhiqet nga e panjohura ose drejt saj, prandaj kurrë nuk është plotësisht në gjendje të shqyrtojë a vëzhgojë me objektivizëm atë që është jashtë fizikës së vet, tjetrin (gjithësinë). I njëjti krahasim mund të vlejë edhe për njerezit e një vendi të mbyllur; gjë jo e padëgjuar.

Universi është një grup trupash të lidhur energjikisht, që ruajnë distancën nga njëri-tjetri nëpermjet tërheqjes së ndërsjelltë. Duke dalë me teorinë e zgjerimit të Gjithësisë (1980), shkencëtarë thonë se kjo forcë tërheqëse - e quajtur energji e errët, sepse nuk i dihet burimi - është gjithmonë në rritje. Si rrjedhim, ajo shkakton tendosjen e vazhdueshme të lidhjeve mes trupave në Univers. Nëse tendosjet janë të vazhdueshme, një ditë lidhjet edhe mund të këputen. Por si dhe kur?

Në librin “ A Brief History of Time” (1988,) astro-fizikanti Stephen Hawking thotë se zgjerimi i universit i ngjan tendosjes së vazhdueshme te një rripi gome (rubber band theory), që në një pikë a kohe të caktuar do të këputet për të krijuar një tjetër shpërthim të madh (Big Bang) dhe pastaj gjithësia do të fillojë nga e para.

Kur thuhet se Lufta e trete do të zhvillohet me gurë, kjo lë të kuptohet se lufta është një Bing Bang me përmasa tokësore; tendosje lidhjesh deri në këputje, mes vendesh ose edhe brenda një kombi; pastaj cdo gjë fillon nga e para.

Pas Luftës së parë Botërore, fuqitë e mëdha krijuan Lidhjen e Kombeve (1920). Qëllimi ishte parandalimi i luftrave, dhe sigurimi i tërësisë tokësore, vecanërisht për vendet e vogla. Kjo solli krijimin dhe njohjen e shumë shteteve të reja, por duke nxitur edhe rivalitete apo tendosje lidhjesh. Fakti që Shtete e Bashkuara, vend nismëtar i Lidhjes së Kombeve, kurrë nuk u bë anëtar i saj (Kongresi nuk e ratifikoi marrëveshjen) dhe që deri në vitin 1939, kjo Lidhje nuk kishte një emblemë a flamur zyrtar, tregon se vendet e mëdha anëtare kishin frikë se Lidhja e Kombeve një ditë mund t’ia kalonte fuqisë së tyre. Mosmarrëvesje të tilla, si dhe konfliktet mes vendeve që përpiqeshin të zhvilloheshin a zgjeroheshin, pa përfillur vendet e tjera ose duke i mohuar ato, shkaktuan tendosje lidhjesh deri në këputje, që u shprehën me Luftën e dytë.

Në vitin 1941, presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt ishte i pari që propozoi përdorimin e emrit “Kombet e Bashkuara” për t'iu referuar Aleatëve të Luftës së Dytë Botërore. Ruzvelti e morri këtë shprehje nga kryeministri britanik Winston Churchill, i cili gjatë një takimi përmendi disa vargje të poemës Çajld Harold, ku me “Kombet e Bashkuara” Bajroni u referohet aleatëve në betejën e Waterloos kundër Napoleonit në vitin1815. Gjatë fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore, aleatët e përdo rën termin "Kombeve të Bashkuara" për t'iu referuar aleancës së tyre. Sot OKB-ja është gjithë përfshirëse ku shtetet, në aleancë ose jo, janë anëtarë të një organizate të vetme, përfaqësuese e një bote e cila zgjerohet a integrohet, ndoshta duke kopjuar ligjet e zgjerimit të Universit.

Pas Luftës së Dytë, edhe Evropa hodhi hapat drejt integrimit, për t’u shpëtuar formave ekstreme të nacionalizmit që kishin rrënuar kontinentin. Më 1957 u krijua Komuniteti Evropian i vendeve prodhuese të Qymyrit dhe Celikut (6 vende anëtare), pararendëse e Komunitetit Evropian (1967) dhe e Bashkimit Evropian (1993), me 27 vende anëtare. Në fund të viteve 1990, BE-ja vendosi që në këtë Bashkim duheshin përfshirë edhe vendet që sapo kishin dalë nga shpërbërja e federatave, nga luftrat ndëretnike apo nga diktaturat. Njësoj si Universi, vazhdimisht në zgjerim drejt periferisë, Bashkimi Evropian (edhe NATO), një ditë pritet të përfshijnë mbarë vendet e kontinentit. Kjo, jo për të rivalizuar ndonjë bashkim tjetër (SHBA), sic flitet, por për një qëllim më të mirëfillte, sic është shmangia e një Lufte të trete, e cila nëse zhvillohet me armët ekzistuese, mund të bëhet edhe lufta e fundit e këtij
qytetërimi. Kjo është ndoshta një mënyrë për të kuptuar se si një ngjarje apo zhvllim i vecante ka vetëm një arsye apo vetëm një rezultat.

Përgjithësisht, ndryshimi në një pjesë të kulturës, çon në ndryshime në pjesë të tjera. Nëse mendohet sipas Teorisë së Rripit të Gomës, cdo pjesë e një kulture (shtresë shoqërore, parti politike, teknologji, art, fe, ekonomi, etj) shihen si pjesë të lidhura me njëra tjetrën nga “rrypa gome”. Nëse një pjesë (
p.sh., ekonomia) ndryshon dhe shkon përpara, ajo përpiqet të tër heqë të gjitha pjesët e tjera. Por nëse ndonjë, disa, ose të gjitha pjesët e tjera (p.sh., politika) nuk lëvizin, rrypat e gomës tendosen ndërsa distanca midis tyre rritet. Nëse tendosja bëhet shumë e madhe, një ose më shumë rrypa këputen; duke shënuar një lloj forme të ndryshimit dramatik, si në rastin e prishjes së rendit, trazirës, përmbysjes, revolucionit, apo fillimit nga e para.

 
Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved