| Masakra e Tivarit dhe mbrojtja e tradhetareve |
|
Dy doktoret e elites se Kosoves, gazeta Dielli dhe masakra e Tivarit NGA RASIM BEBO Te nderuar zoterinj! Edhe une e lexova artikullin te gazeta “Dielli”. “Nga masakra e Tivarit, tek masakra came” June 2010. Z. Dr. Hysni Bytyci, akuzoni Editorin e kesaj gazete Z. Dalip Greca. Ndermjet te tjerave shkruani: “Shume shkruajne cfare tu teket fjale odash e te rruges, jo me fakte, askund nuk citohen dokumentat autentike, se shkruajne me hamendje... Ju thoni se jeni i pari qe e keni aktualizuar masakren e Tivarit, se e keni studjuar mire ne arkivin e Prishtines te ish Jugosllavise dhe e rekomandoni arkivin se egzistojne dokumenta te vertete per te lexuar per te miren tuaj... dhe ne fund shkruan: Te mos mendoj ndokush qe po i mbroj xhelatet etj. etj”.
Nje tjeter profesor ndofta me i permendur se ju eshte Z. Prof. Dr. Muhamet Pirraku, ai shkruan me 6-7-2010. Pirraku e quan veten si njohes me te mire te burimeve ushtarake politike te ish Jugosllavise per masakren e Tivarit prill 1945, mbasi kishte studjuar nga viti 1963deri ne vitin 1975 ne Beograd. Ai nuk e quan Enver Hoxhen fajtor per masakren e Tivarit dhe nuk eshte as planifikues as zbatues i saj. Ramiz Alia nuk ka asnje pergjegjesi per kete ngjarje. Bravo, dy doktora te elites se Kosoves na mburen se e njohin mire historine dhe ate histori qe ka pregatitur Vasa Cubrilovici me pasuesit e tij. Eshte ajo urrejtje e madhe sa qe Miloshevici ishte bere pishman qe nuk i cfarrosi shqiptaret ne vitin 1945. Patriotet qe e kane jetuar kete kohe shkruajne: Sejdi Bytyci, “Rregjimi komunist dhe lideret e shqiperise, kurre nuk e kane mbrojtur Kosoven, por kane bere skena teatrale me mashtrime te llojllojshme. Historia do ta kujtoje si faqe te zeze regjimin tradhtar komunist shqiptar, (vis e vis, tej e tej Kosoves”. Vasel Canaj e thote me vend se Ramiz Alia shkoi ne Kosove me titullin e Komisarit, ne sherbim te Jugosllavise bashke me Shefqet Pecin me 1945. Aty dogjen rreth 40 katunde ne Drenice dhe pushkatuan, vrane dhe torturuan, popullsine patriotike te Drenices. Tahir Kernaja, me thoshte per torturat qe u kane bere drenicasve: “...duke i care ne gjoks. Duke u futur kripe brenda dhe pastaj duke ua mbyllur gjoksin”. Per kete, Kernaja akuzonte Ramiz Aline dhe Shefqet Pecin. Edhe per masakren tragjike te Tivarit. Brigadat partizane te drejtuara nga komisari Ramiiz Alia u sollen ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore ne Kosove, ku misioni i tyre ishte te lanin me gjak shqiptari token kosovare, te carmatosnin popullin dhe t’i dorezonin Kosoven Serbise, gje qe komisar Ramizi e kreu me se miri. Deshmitari sypames mitrovicasi Azem Ajdini, shkruan per masakren e Tivarit, mbi ate cka ka hequr mbi kuris dhe i kane pare syte. Kjo menxyre i takon krejt kombit shqiptar, por edhe kombeve sllave qe jetojne ne kete gadishull. Vrasja nuk eshte çeshtje vetem e atij qe vritet, por edhe e atyj qe vret. Zoterinj te elites kosovare, mesoni se Enver Hoxha shkoi aq thelle, sa nuk ka shembell ne histori, nuk ka shembell ne analet e tradhtise kombetare. Ndersa masakron Kosoven, ndersa ben te paqene historine martire te Çamerise, e pjesezon edhe me thelle Shqiperine, ne nje urejtje te pa shpallur. Forcat partizane te brigdave shqiptare ne Kosove te komanduara nga Ramiz Alia moren urdher te grumbullonin nga te gjitha viset e Kosoves rreth 4600 luftetare (antifashiste), 99% e te cileve ishin shqiptare, (keta luftetare kosovare iu dorezuan vllaut shqiptar, se te ishte per serbin ata nuk dorezoheshin). Para ketyre, drejt Tivarit ishte nisur edhe nje kontigjent tjeter po kaq i madh. Ky ishte kontingjenti, i cili u pergjysmua, duke helmuar 2000 prej tyre ne Trieste, ne dhoma gazi, te improviz uara per mashtrim, si dushe. Kontingjenti i dyte, pra ky, per te cilin flet Azem Ajdini, ka pasur kete perberje: 1000 deri 1200 vete kane qene nga anet e Mitrovices, Shales, Bajgores, Drenices etj. Pastaj, gjate rruges per ne Prizren, u jane bashkuar luftetare te tjere: Nga Vushtria, Podujeva, Prishtina, Kaçaniku, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Suhareka, Istoku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Dragashi dhe nga vete Prizreni (Krs.M.T., f.28). Qe nga Mitrovica deri ne Prizren, i organizuar ne njesi perkatese partizane, te trasformuara tashme ne ushtri nacional-çlirimtare, formacioni eshte komanduar prej oficereve shqiptare dhe urdhrat e komandat jane dhene ne gjuhen shqipe... Ne Prizren eshte bere nje riorganizim i pergjithshem. U eshte thene qe do te shkonin ne regjionin e Triestes e te Istres, per te luftuar kunder ushtrise naziste dhe kolaboracionisteve te saj. Po aty, ne Prizren, eshte bere edhe çarmatimi (vullnetar) i krejt efektivit, ushtare dhe oficere, me pretekstin per t’u “lehtesuar” nga barra e rende gjate udhetimit neper malet e Kukesit dhe te Pukes. Per t’i “mbrojtur” nga “rreziqet” e rrugetimit, eshte vendosur qe t’i “shoqeronte”deri ne Tivar nje njesi e armatosur, ndoshta nje batalion, perbere nga serbe dhe malazes (edhe shqiptare mbasi kalojne ne territorin e shqiperise shenimi im). Kur te arrinin ne Kroaci, u eshte thene, do te behej nje riorganizim tjeter. Atehere do t’u jepeshin arme angleze dhe komanden do ta merrnin perseri oficeret shqiptare.(Krs.M.T.,f.29) Pranimi nga ana e partizaneve shqiptare te Ramiz Alise i te ketilla makinacioneve, qartesisht te deshifrueshem, eshte nje deshmi qe populli yne ne ate kohe ishte skajisht ekstremist, i prapambetur. Ndryshe s’kish si mashtrohej ashtu nje mase prej 4600 luftetaresh. Ja ç’shkruan Hajdini. “Duke qene te sinqerte, te çilter, te paster ne shpirt, ashtu si çdo shqiptar, te bindur se Partia Komuniste (Jugosllave) nuk do ta va zhdonte politiken e shfarosjes se shqiptareve, urdhrat e dhene u vleresuan si humane dhe si shprehje te kujdesit” (te partizaneve srbe e malazes ndaj partizaneve shqiptare). (Krs.M.T.f., 29). Azem Ajdini thote: “Duke qene te sinqerte, te çilter, te paster ne shpirt”,.. por kesaj u duhet shtuar, Duke qene teper naive, te thuash, dhemshurisht te paarrire jo vetem ne pikepamjen politike, por edhe ne aspektin me te thjeshte te aftesise per te parashikuar kolektivisht ate qe mund te ndodhe. Ne Kukes...Aty i kane thirrur ne shtabin e tyre oficeret shqiptare, gjoja per “konsultime”, dhe i kane vrare te gjithe neper nate. U kane zene pusi ne rruge...dhe te nesermen i kane shpallur “dezertore” e “tradhtare”. Kane mbetur gjalle dy prej tyre Bajram Zuka dhe Rustem Ahmeti (Krs.M.T., f.32). Por detashmenti i partizaneve shqiptare, i zene rob tashme prej partizaneve sllave, ndonese i shqetesuar, i alarmuar, i mberthyer ne daren e dilemave, e ka vazhduar rrugen neper male. Njesia “shoqeruese”e partizaneve sllave, nderkaq, ka bere çmos qe t’ua beje rrugen sa me te zeze partizaneve shqiptare. Eshte kapitull me vete fakti qe ky udhetim golgothian, ky marshim vrasjeshume i partizaneve shqiptare eshte bere ne truallin e shtetit shqiptar, ne ate kohe te çliruar prej ushtrive fashiste. A kemi te bejme me nje tradhti te atij aparati partiako-ushtarako-shteteror, ne krye te te cilit ndodhej Enver Hoxha, a qendron ne mes nje mashtrim qe i eshte bere shtetit 4 mujor shqiptar nga ana e jugosllaveve?... Te stermunduar, nga mosdhënia e ushqimit, te privuar nga mundesia per te pire uje edhe ne rastet kur kalohej prane lumenjve, gurrave e burimeve, duke lene ne çdo kilometer shoke te vrare, te qelluar me bresheri ose me nga nje plumb ne koke, pa kurrfare gjyqi, thjeshte per kapriçio apo per qejf, me nga nje varg te gjate te semuresh, te share, te fyer, te poshteruar. Arriten ne Shkoder per gjate rruges ne Tivar. Per kete marshim makaber Enver Hoxha u vu ne dijeni. “Me 27 mars 1945 komanda e Qarkut Shkoder informonte Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise se “Grupi i dyte me mbi 3000 vete e kaloi kufirin shqiptaro-malazes ne Han te Hotit”. (“Libri i zi i komunizmit”, bot. 2000, f. 611). Me 31 mars 1945, ne oren 13, keta partizane te kthyer ne rober kane mbritur ne Tivar. (Krs.M.T.f.36).Ne qender te Tivarit eshalonet e kreut te kolones i kane urdheruar qe te ndalen, duke i detyruar qe te ulen ne mes te rruges pa e prishur rreshtimin. Diku prane partizaneve te ulur ashtu, eshte ndodhur nje krua me uje te bollshem. Meqe ishin te perveluar, te djegur nga etja, 3 prej ketyre, njeri prej te cileve quhej Syle Gllobari, jane ngritur ne kembe dhe i kane kerkuar nje oficerit sllav leje per te pire uje. Oficeri, ne vend qe t’u jepte leje per te pire uje, ka filluar te bertase dhe t’ua shaje nenat, – jebem ti shiptarsku majku!... (te qifsha nenen shqiptare). Si pergjigje te kerkeses per uje, hapen zjarr armesh dhe i vrane te tre. ...Turma eshte ngurosur, pa guxuar askush, as te flase, as te levize, 5000 njerezve, te ulur ne pluhurin e rrugeve, ata kane vene re se u ishin drejtuar me qindra tyta armesh, te parapergatitura per nje “ceremoni” nga me te kobshmet qe mund te parafytyroje njeriu. Kane kaluar a shtu disa çaste, “shoqeruesit” jane larguar prej turmes se ngurosur nja 50 metra dhe kane zene kercenueshem pozicione te reja, prapa shkembinjve, ne cepat e shtepive, prapa parvazeve te dritareve e te ballkoneve. Kaluan 10-15 minuta dhe erdhen 3 oficere madhore, njeri nga keta, ka hipur ne nje vend nga ku mund te shikohej prej turmes, aq te tradhtuar e aq te poshteruar, dhe ka nisur t’i kercenoje e t’i shaje njerezit e ulur ne pluhur pak a shume me keto fjale “Do t’ju vrasim te gjitheve! Asnjeri prej jush nuk do te dale i gjalle prej ketuhit! Vetem pak minuta ju kane mbetur per te jetuar!” (Krs.M.T., f.37). ...Ata kishin vendosur tashme t’i vrisnin shqiptaret e paarmatosur. Prandaj pa pritur, eshte dhene urdher qe, nga mesi i nje grumbulli te ulur, te rrembehen 80 vete. Ata jane rrembyer me shpejtesi, u jane lidhur duart, jane çuar me te shtyra e me shqelma prapa nje ndertese dhe pas pak jane degjuar te shtena te vrasesve dhe klithmat e atyre qe po vriteshin duarlidhur. Kolona e gati 5000 partizaneve shqiptare ka qene e gjate rreth 5 a 6 km. Ne nje gjatesi te tille nuk mund te vriteshin te gjithe pernjeheresh, prandaj komanda e partizaneve jugosllave ka dhene urdher qe kolona e roberve partizane shqiptare te ngrihen ne kembe, secili te vere te dy duart pas kokes, dhe e gjithe masa e tyre duhet te shtyhet drejt nje ndertese 3-kateshe; kjo ndertese kish nje siperfaqe 300 m2 dhe përpara kesaj ishte nje oborr gati 1000 m2. Obori ishte i rrethuar me mure te larta.Prapa nderteses ndodhej nje brinje shkembore, mjafte e pjerret. Ky pra ishte vendi ku antifashistet shqiptare do te vriteshin prej antifashisteve jugosllave...Si eshte kryer nje i ketille grumbullim i mases rreth 4500 njerezish ne nje siperfaqe rreth 2000 m2, shtabi i partizaneve sllave dhe vete partizanet jane terhequr nja 150 m. Me tutje, sigurisht, duke mos hapur asnje shteg kalimi per te rrethuarit, u dha sinjali per te filluar masakren ne mase. Nga te gjitha anet njekohesisht, me te gjitha llojet e armeve... Na qellonin, shkruan deshmitari, nga çdo skute, nga oborret e shtepive, nga çatite e nga tarracat, nga shkembenjte, me zjarr te panderprere dhe drejt ne turmen e ngjeshur. Brenda nje ore nuk mbeti asnjeri ne kembe dhe gjaku qe rridhte poshte kufomave, te plandosura njera mbi tjetren, shkonte rreke ne drejtim te detit. Nje pjese e te masakruarve, qe nuk ishin vrare ende, kane pesuar trauma te renda psikike......nga shtabi operativ i garnizonit partizan te Tivarit, eshte leshuar nje raporte, qe po e japim te perkthyer ne shqip: “Binin bombat nga te gjitha anet, shtihej me te gjitha armet, dhe në ato te shtena jane perzier edhe keshilltaret, edhe punonjesit e spitalit – me nje fjale, kushdo qe eshte ndodhur aty dhe kush ka pasur nje arme. Te shtenat jane nderprere atehere kur askush nuk me levizte. Ne te gjithe kete ngjarje kane qene te pranishem komandanti dhe komisari i brigades se dhjete dhe thuajse te gjithe institucionet ushtarake e civile, qe gjendeshin ne Tivar. Shume prej tyre kane marre pjese aktive ne ate gjuajtje ne njerez” . (Krs.M.T., f. 41). Nga perllogaritja del qe numri i te zhdukurve te masakruarve, te vrareve, te coptuarve, te djegurve, te mbyturve ne det, pra numri i te asgjesuarve eshte 3770 partizane shqiptare, te trajtuar keshtu prej partizanevet jugosllave. Fahri Balliu thote: “Zonja e zeze pandeh se mund te vijoje t’u hedhe pluhur syve shqiptareve, dhe me ze te plote se shteti i Karagjogjeviçeve, mbreteria jugosllave dhe Jugosllavia e para luftes, nuk kane kryer as nje te qinden e misjonit anti shqiptar, qe kryen Miladin, Popoviçi, Dushan Mugosha, Nexhmije Xhuglini dhe Enver Hoxha”. Perfundimisht, nje pjese e kosovareve, u mashtruan edhe nje here nga Enver Hoxha, por kete radhe pas vdekjes. Zoterinj, a eshte kjo reference me dokumenta autentike?
Referenca: 1. Agim Shehu, gazeta Illyria, “Pse iken çamet nga trojet...”15-4-2004, f. 31. 2. Fletore, “Zeri i Çamerise” nr 7, Tirane 8-10-1946 3. Agim Shehu, “Tragjedia çame-deshmi e terrorizmit...”6-4-2004, f. 26. 4. Beqir Meta, “Tragjedia Çame”, bot 2007, f.69. 5. Hyqmet Zane, “Çameria, mes genocidit dhe Europes qe hesht” marre nga interneti. 6. Gjoke Dabaj, “Shestani”, bot. 2004. “Masakra e Tivarit”, f. 579-593 7. Azem Ajdini, “Masakra e Tivarit” Tirane 1998 (broshurre). 8. Stephanie Courois, Nikolla Rerth etj. “Libri i zi Komunizmit”, Tirane 2000, f. 594,606,611. 9. Sejdi Bytyci, “Ramiz Alia, loje... ne dem te Kosoves”, gazeta “Illyria” 2-XI-2006, f. 7 10. Fahri Balliu, “Zonja e Zeze” “Nexhmije Hoxha”, f. 102
|