|
Nga Beqir Sina
CRESSKILL - NEW JERSEY : Përveç futbollit, Floriana Borova është bërë e famshme edhe në basketbollin e të rejave në SHBA. Borova është futur në listën e basketbollisteve,që gjatë karjerës së saj për të reja shënon mbi "Një mijë Pikë". Floriana Borova, është njëra ndër ato talente shqiptare në Amerikë, që ka arritur suksese. Kur ajo ishte 16 vjet, në katër kampionate të futbollit për grupmoshat e reja në SHBA, ishte shpallur golashënuesja më e mirë, falë golave, të cilat i pati realizuar me fanellën e klubit Cresskill Cougars nga New Jersey. Borova, e cila ka lindur në Amerikë, por që ka prejardhje nga Dibra e Madhe, është nxënëse e shkollës së mesme Cresskill të New Jerseyt, dhe vitin e ardhëshëm do të luaj basketboll për femra me William Paterson University", me një burës falas si rezultat i suksesit të saj në sport. Një yll i ri - Në jetën tënde ndoshta nuk ka kuptim më të madh të lumturisë, pastaj arritjes së suksesit, ndërkohë që familja, miqtë dhe të dashurit nga ana tjetër me të njëjtat emocione dhe me të njëjtën dashuri, janë për të ndarë atë gëzim suksesi, edhe me ty. Për disa, kjo mbetet një ëndërr e largët, por për studenten -sportiste e suksesshme shqiptare në SHBA-ës, vajzën dibrane Floriana Borova, ajo që ishte ëndërr deri dje, u bë një realitet, sot kur ajo përfudnoj shkollën e mesme. Borova e mbylli me sukses vitin shkollor.Me shënimin e 1000- pikëve në karrierën e saj gjatë këtyre viteve sa luajti me skuadrën e të rejave në basketboll, Cresskil Courage , Borova u bë basketbollistja më e mirë e këtij viti duke marrë edhe medaljen e artë me një vlerë 2.000 dollarë. "Kjo është një ndjenjë të mahnitshme," tha Borova, pas marrjes së çmimit "Basketbollistja më e mirë "për të rejat në Nju Xhersi. "Dua të falënderoj familjen time, gjyshin tim, i cili më qëndron shumë afër dhe më inkurajon, shoqet e mia të shkollës dhe të skuadrës, trainerët, sepse pa ata të gjithë dhe mbështetjen e tyre, kjo nuk do të kishte qenë e mundur, thotë ajo për gazetën Dielli." Borova, u bë një anëtare zyrtare e klubit të Cresskill-it, me 1000-pikë, dhe fiton të drejtën e studimit për në çdo kollegj amerikan - pa pagesë. Kjo është për Floriana Borovën, "sfida e re e radhës, e cila tashmë është gati, dhe e pret atë në Universitetin William Paterson." "Unë jam e prirur të ngulmojë drejt suksesit, dhe këtë do ta kërkoj kudo edhe duke luajtur basketboll në William Paterson University," tha Borova . "Por, unë dua të punoj edhe më shumë, të arrij një gjë të tillë që pasi e di që do të duhet të më marrë disa kohë, sapo të "njihem e miqsohem " mirë me shoqet e tjera të skuadrës së re të Universitetit William Paterson." Gazetat sportive të Nju Xhersit, shkruajne se :"Një gjë është e sigurte: pa marrë parasysh se çfarë Borova zgjedh të bëjë, ajo do të ketë mjaft njerëz atje për mbështetjen e saj, duke besuar tek talenti i saj që jep premisa të mëdha suksesi në të ardhmen e saj" kanë thënë specialistët, të cilët e njohin mirë lojtaren dibrane Floriana Borova.
Në mbyllje të sesionit 2009-2010, Borova me fanelën me numërin 15-të, mbajtëse e shiriti të kapitenes së skuadrës, në ndeshjen e fundit të kampionatit të rejave në Nju Xhersi, ajo shënojë një të katërten e pikëve në një fitore 44-20 të skuadrës së saj Cresskill mbi Dwight-Englewood. Flo, arriti në shifrën 1126 pikëve, në katër sesione për të rejat në Nju Xhersi, dhe fitoi çmimin "Topi i Artë" Mbas këtij suksesi Floriana Borova, mori urimet më të ngrohta nga familja dhe miqtë e saj, të cilët morën pjesë në ceremonine e organizua. "Florina, është një lojtare e madhe e basketbollit, për moshën e saj" tha vëllaii madh i saj Artani, i cili luajti vetë basketboll për trajnerin legjendar Martit Kugar Rivard, gjatë viteve të shkollës së mesme.
"E mbështetur vazhdimisht nga vëllai i saj më i madh, mendoj se është pikërisht lloji i shpirtit konkurruese i cili dallohet tek Borova," tha Drejtori i Klubit të Atletikës Cresskill, Beth Del Vecchio, duke shtuar se - unë pashë qysh në fillim një Floriane të re, kur ajo mësoi si të bëhet një yll, dhe nisi të lulëzojë në arsimin e klasës së parë fizike."
Drejtori i Klubit të Atletikës Cresskil, Beth Del Vecchio, thotë se Borova, është spotiste e rrallë që mund "të bëjë të gjitha", pa asnjë një rezervë. "Floriana Borova, në skuadrën Cresskill, është gjithashtu një sulmuese e "rrezikëshme" në fushën e futbollit dhe është një lojtare diamant, në softball. Ajo është shumë e aftë për të luajtur të tre sportet në nivel të duhur studentor, kështu që nuk është për çudi që kjo do të jetë, edhe një "yll" edhe në Universitet". Floriana Borova ka një vëlla 21 vjeç me emrin Artan. Po ashtu, ajo ka edhe dy motra, Diana 19 vjeçe dhe Enisa 9 vjeçe. Floriana Borova me dëshirë gjithmonë tregon se ka prejardhje shqiptare, ndonëse ka lindur në Amerikë. Gjyshi i saj Sylejmani një emër i njohur i këngës popullore, në ato vite në Kosovë dhe Dibër të Madhe, dhe babai i saj, Muharremi, kanë emigruar në Amerikë nga Dibra e Madhe , dekada më parë dhe jetojnë së bashku në Nju Xhersi.
|