Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 18 guests
Vajza ruse që studjon Albanologji në San Petërburg  E-mail

Si është emri juaj? 
Quhem Ekaterina Gorbunova

Ku banoni? 
Banoj në Rusi, San-Peterburg

Cfarë moshe keni?
Jam 25 vjec

Ku studioni? 
Jam studente në universitetin shtetëror të San-Petërburgut, fakultetin filologjik, katedra e gjuhës shqipe

Cfarë ju shtyu të studioni Shqip dhe për Shqipërinë?
Më pëlqen gjuha dhe muzika polifonike shqipe dhe gadishulli Ballkanik është në përgjithësi interesant për mua. Unë e dija që prej katër vitesh përpara që në universitetin tonë ka katedër të gjuhës shqipe ku ne mund të studjojmë edhe gjuhë të tjera ballkanike, si psh. atë greke dhe maqedone dhe mendova që kjo ishte pikërisht c’farë doja të studioja.

Sa kohë keni që studioni Albanologji?
Kam katër vite që studioj Albanologji

Cfarë keni mësuar deri tani(për gjuhën,zakonet, fenë, historinë, traditat etj?
Ne kemi ligjërata të ndryshme në katedrën ku ne studjojmë kulturën, gjuhën, letërsinë, dialektologjinë, grammatikën teorike, folklorin shqiptar etj. Gjithashtu shumë profesorë nga vende të ndryshme vijnë këtu për të mbajtur ligjërata të  cilat i kushtohen Albanologjisë dhe  Ballkanologjisë.

Nëse do të jepej mundësia e udhëtimit ne Shqipëri cili do ishte vendi ku do zgjidhnit të parin për ta vizituar?
E kam vizituar  dy herë  Shqipërinë.  Para dy vjetësh  isha në seminarin e gjuhës shqipe, së pari në Prishtinë dhe pastaj në Tiranë. Kur isha në Shqipëri vizitova  dymbëdhjetë qytete dhe mua ato më pëlqejnë shumë. Kryesisht Gjirokastra, Korca, Borshi dhe Berat më pëlqejnë më shumë. Edhe vitin e kaluar isha në Shqipëri, por e pata  kohën  e shkurtër  dhe vetëm në Korcë dhe në Dardhë munda të shkoja.Kam shumë deshirë të shkoj në Shqipëri përsëri.

A ka studente të tjerë, si ju, që studiojnë Shqip në Rusi?
Po, ka. Në fakultetin tim në Petërburg  por edhe në Moskë gjithashtu.

Profesorët tuaj janë shqiptarë apo rusë?
Profesorët  tanë janë rusë, por edhe profesorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia vijnë këtu disa herë në vit për të mbajtur ligjërata në gjuhën shqipe.

Cila figurë e historisë kombëtare shqiptare ju ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?
Skënderbeu si heroi, që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë dhe Nënë Tereza si grua me zemrën e butë dhe të mirë që ndihmoi shumë njerëz në botë. Në Rusi shumë njerëz e dijnë  kush është ajo dhe e  respektojnë shumë figurën dhe veprën e saj.

A keni ndonje ide se cfarë bëhet me gratë ruse që ishin të martuara me shqiptarë që studjonin në St.Petërburg dhe mbetën ne Shqipëri kur u prishen lidhjet mes dy vendeve? A janë kthyer aty? Keni takuar ndonjë prej tyre? Ju kanë folur për Shqipërinë?
Unë  njoh disa  prej tyre që jetojnë  tani këtu në Petërburg. Disa nga ato ende  shkojnë nëpër festa Shqiptare që bëhen në universitet dhe në Ambasadën e Shqipërisë në Moskë. Ato janë të dashuruara me Shqipërinë dhe tregojnë për të me gaz.

Keni kontakt me shqiptarë? Ku jetojne njerëzit me të cilët keni kontakte, brenda apo jashtë Shqiperisë?
Kam shumë miq dhe mikesha shqiptare që jetojnë edhe në Shqipëri  por edhe në vendet e tjera të Europës  si edhe në Amerikë. Mbaj kam kontakte të  forta me ta. Kommunikojmë me internet  por edhe  takohemi  në Shqipëri ose në Petërburg. Sumica nga ata që njoh unë janë prej atyre që  studjonin në Peterburg disa vite më parë ose miq që kam njohur kur unë isha në Shqipëri.

Cfarë keni mësuar nga shqiptarët e Amerikës në vecanti?
Unë  tani po mësoj(studioj) historinë e diasporës së shqiptarëve në Amerikë dhe  po shkruaj një punë shkencore (puna e kursit dhe diplomës) për emigracionin e shqiptarëve në Amerikë. Kam disa kontakte atje, si psh me At. Artur Liolinin në katedralen e Shën Gjergjit në Boston dhe me shume gra shqiptare nga rrjeti virtual femëror “Pan Albanian Women Network-   Bota e Gruas Shqiptare”.

Cfare deshironit t'i komunikonit komunitetit Shqiptar ne Amerike? Me cfarë mundet ky komunitet tju ndihmojë juve?......
Ky komunitet më  ka ndihmuar e po më ndihmon shumë me studimin tim, me informacionin që më ka derguar për tezën time të diplomës, me këshillat, materialet e ndryshme etj.

Do të doja shumë të vizitoja Amerikën per të takuar dhe falenderuar pikërisht komunitetin  shqiptar atje!(Intervistoi Merita B. McCormack)

 
Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved