| Federata Panshqiptare "Vatra" gëzon mirënjohjen e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri |
|
Intervistë e zv/kryetarit të Federatës Panshqiptare ”Vatra”, z. Agim Rexhaj dhënë editorit “Dielli”, Dalip Greca Zv/kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, z. Agim Rexhaj, ishte për vizitë në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjat kësaj vizite ai u takua me personalitete qendrore dhe lokale dhe prezantoi veprimtaritë dhe historinë e shoqatës më të vjetër të shqiptarëv, themeluar nga Noli dhe Konica. Z. Rexhaj u takua me kryeministrin shqiptar, Prof. Dr. Sali Berisha si dhe personalitetet më të larta të Shkodrës, ku ai dorëzoi edhe çekun me 35 mijë dollarë që Federata Vatra u dhuroi shkodranëve të dëmtuar gjatë përmbytjeve. Mbresat e kësaj vizite, z. Rexhaj i përcjell përmes intervistës, që i morëm pas kthimit në Nju Jork. Z. Agim , ju sapo jeni kthyer nga vizita në Kosove dhe Shqipëri. Cilat janë mbresat nga kjo vizitë? Z. Agim Rexhaj:- Është vizita më mbreslënëse imja në këta 26 vjet emigrim në SHBA.Mbresat janë nga më emocionueset. Në Kosovë e Shqipëri “Vatra” gëzon respekt e mirënjohje. Realiteti është i prekshëm; Kosova është pa pushtuesit serbë e paramilitarët që mbillnin vdekje, por Kosova është me shumë probleme dhe halle, me shumë korrupsion e varfëri, ndërsa Shqipëria duket gjithnjë e më e integruar dhe me ndryshime të shkëlqyera, pavarësisht debateve politike. Çfarë do të veçonit nga vizita në Kosovë. Si është gjendja atje? Çfarë presin shqiptarët e Kosovës nga shqiptarët e Amerikës. Z. Rexhaj- Siç ua thashë në përgjigje të pyetjes së parë gjendja është për të ardhur keq, por shpresat për të ardhmen janë të forta. Ka shumë varfëri dhe pushtetarët e harruan të djeshmen e Kosovës së pushtuar dhe janë të përgojuar nga qytetarëve dhe media për korrupsion dhe largim nga premtimet elektorale. Në Kosovë ndjehet boshllëku që ka krijuar mungesa e presidentit historik të Kosovës, dr, Ibrahim Rugova. Klasa politike është larg vizionit të arkitektit të Kosovës së pavarur. Ndërkohë ju realizuat dhe një udhëtim në Shqipëri. Si ju duk Shqipëria? Z. Rexhaj- Shqipëria është një mrekulli që ndryshon çdo ditë. Këtë herë e shijova në mënyrë të drejtëpërdrejtë mrekullinë shqiptare sepse udhëtova me makinë nga Prizreni në Sarandë. Jam magjepsur. Rruga e Kombit ta rrit krenarinë e të qenurit shqiptar. Gjatë të gjithë rrugës e ndjeja se pikërisht kjo rrugë na ka bashkuar ne shqiptarët. Emocionet që provova ishin të fuqishme, të papërshkrushme. Një autostradë tipike amerikane, me nga dy korsi vajtje-ardhje, me rrugë ekstra në të dy anët, rrugë e kualitetit të parë, edhe kalon majë malesh. Nuk e di se si mund të vlerësohet ndryshe, përveçse me notën shkëlqyshëm një qeveri apo një kryeministër. Një mrekulli më vete tuneli më i madh i Ballkanit, tuneli i Kalimashit me gjatësi 6.3 km. Nuk arrija të kuptoja nëse isha në Shqipëri apo në Amerikë tek përshkoja atë tunel plot drita. Duke qenë se ju keni përshkuar Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga jugu në Veri, si do t’i vlerësoni ndryshimet? Z.Rexhaj- Shqipëria është zbukuruar. Qyetet janë rritur. Pashë se Tirana ishte bërë njësh me Durrësin, ishin bashkuar. Tirana është kthyer në metropol. I thosha vetes ; Po sikur të mos ishim izoluar 50 vite nga diktatura, ku do të ishte Shqipëria? Gjithandej ndërtime fantastike. Vlora është fanatzi më vete, Saranda një perlë e vërtetë. Ju dorëzuat edhe ndihmat që “Vatra” mblodhi për të përmbyturit e Shkodrës. A mund të sillni detaje nga vizita juaj në Shkodër dhe ceremonia që organizoi prefektura e atjeshme? Z. Rexhaj- Ministria e Jashtme u bë pjesë e kësaj ceremonie. Zoti Mal Berisha më shoqëroi në atë ceremoni. Vlerësimi qe i jashtzakonshëm. Prefekti i Shkodrës, z. Maxhit Cungu kishte organizuar një ceremoni të jashtzakonshme për Vatrën shqiptare. Në ceremoni ishin ftuar kryetarët të gjithë kryetarët e komunave . Ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka. Mjetet e informimit ishin aty. Ishte më shumë se sa një ceremoni; një bashkëbisedim mes Vatrës dhe shkodranëve. Vatra ishte e respektuar në Shkodër, ndërsa gazeta Dielli kishte lexues të saj atje. Në fjalën time, unë u thashë shkodranëve se këto ndihma, prej 35 mijë dollarësh, nuk përbëjnë ndonjë shifër të madhe, por zemrat e vatranëve ishin pranë jush në çastet e vështira të përmbytjeve. Ne vatranët u ndjemë mirë kur ekipi i qeverisë me kryeministrin Berisha në krye, ekipi i prefekturës dhe bashkisë me komunat e zonave të përmbytura, arritët që ta përballonit situatën e vështirë dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme, nuk pati asnjë viktimë. Z.Rexhaj- Natyrisht që Shkodra ka tërhequr vëmendjen e qeverisë Berisha dhe ka thithur investime, madje edhe nga ndërkombëtarët. Shkodranet meritojne perkujdesje. Unë ndjehem borxhli ndaj Shkodrës, ashtu si shumë kosovarë ndjehen ndaj shqipatrëve të Shqipërisë gjatë bombardimeve të NATO-s. Në ceremoninë e organizuar u thashë të pranishmëve se në prillin e vitit 1999, në kohën e bombarimeve të NATO-s, vëllai im, Bajrami u strehua në Shkodër. U bë një miting madhështor atë kohë në Shkodër. Isha dhe unë në atë takim dhe mbajta një qëndrim në emër të Vatrës. I falenderova shkodranët dhe gjithë shqiptarët për bujarinë e mikpritjen. Pas veprimatrive në prefekturë u shtrua një drekë në një vend piktoresk, aty ku lumenjtë që përshkojnë Shkodrën bashkohen për t’u derdhur në Adriatik. Ishte një vizitë e paharruar ajo e Shkodrës. Faleminderit për intervistën.
|