Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 19 guests
VATRA, tempulli që bashkon shqiptarët e Amerikës  E-mail

Në se ka në Botën shqiptare tempull që na bashkon në Amerikën e madhe, padyshim që është vatra.  Mes kohëve të vështira dhe të turbullta, mes sakrificash të papërsëritshme, si një rastësi, yllësi, apo fat, u bënë bashkë një grup njerëzish sa të mençëm aq dhe patriotër, duke krijuar një plejadë të tërë dhe të paarritshme gjer më sot, nga dy burrat e nderuar të Atdheut, Nolit dhe Konicës, apo Konicës dhe Nolit.

Patriotët shqiptarë të mëkuar që në djep me dashurinë për Atdheun, të shpërndarë kudo që ranë, mbuallën farën e shqiptarizmit, e cila lulëzoi në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, nëpërmjet  lëvrimit të saj dhe botimit të dhjetëra librave shqip, që nga Turqia, Egjypti, Rumania, Franca, Bullgaria, Zvicra, Anglia e më tej.

Këta burra të mençëm dhanë ndihmesë të madhe në çështjen shqiptare, duke marrë në mbrojtje me ato mundësi që kishin Atdheun e tyre, Shqipërinë.

Çdonjera nga këto organizata, shoqata apo grupime, kanë zënë vend dhe bëjnë dritë në qiellin patriotik shqiptar.
Forcën, guximin, trimërinë, sakrificën  dhe vlera të tjera që kishte dhe ka Vatra, as i ka pasur dhe as do t’i ketë asnjë nga ç'thamë më lart.

Vatra ngeli shembulli dhe modeli i paaritshëm  i sakrificës vigane të shqiptarëve, i fruteve që voli, dhe i nderit që meriton.
Ata i rrëmbyen Diellit shkëndia dhe ndezën në vatrën zjarr, dhe këtë zjarr nga bashkimi i të gjithe zemrave shqipare, krijuan  Diellin e pashuar që ende ndrit me madhështi shqiptari nga bijtë më të mirë të saj, aq sa mund të themi me gojen plot se Vatra  ka firmosur egzistencën e Atdheut.

Lind pyetja:  A do ta lemë Vatrën të mënjanuar, si fajtore?  A do ta lemë këtë mbretëreshë të mplaket e fishket?  Përgjigja është e kthjellët: Jo, kurrë!  Sot Atdheu ka më tepër se kurrë nevojë për  vatrën dhe gjithë shqiptarët që janë rreth saj.

Lufta po bëhet edhe më e ashpër pas skenave “paqësore” të Ballkanit, interesave të erreta të partive, apo grupeve që janë nën influencën e të “huajve” dhe që po rriten për ditë.

Vetem Vatra  ka dalë me gjoks para gjithë këtyre padrejtësive, asnjë zë tjetër s'pipëtinë  në shkretetirën e turpit.  Qëndrimi i Vatrës kurdoherë ka qenë i prerë: ATDHEU MBI TË GJITHA!  Propaganda antishqiptare dhe antivatrane po bëhet më e sofistikuar, duke pasur në shërbim kuletën e tradhtisë që vazhdojnë  të mbjellin ferra në rrugën e saj.

Detyra që kanë këta burra të nderuar në krye të Vatrës është sa patriotike aq e nderuar dhe historike me kryetarin e saj, Dr.Bucaj. 
Shtimi, bashkimi rreth saj do ta rrisë energjinë që i duhet Atdheut.  Vatra do një mbështetje më konkrete, ajo do një përkushtim më të gjerë nga gjithë komuniteti.  Të jesh anëtar i saj është nder, detyrë dhe privilegj për cdo shqiptar.

Ajo ka në gjirin e saj ballin e patriotëve shqiptare që vazhdojnë me krenari detyrën edhe në kohën tonë, me besnikërinë e Nolit dhe të Konicës, me dashurinë, besimin dhe patriotizmin e z.Agim Karagjozi, me sakrificën, ndershmërinë dhe dashurinë e dr. Gjon Bucaj.
Vatra është e dashur dhe e ngrohtë për cdo shqiptar.

Kur Gjermania Hitleriane sulmoi Rusinë Sovjetike më 22 qershor,1941, pak më tej  shqytari i Hitlerit e pyeti të zotin:
-Kur të mbrish në Moskë, besoj se të parin do të pushkatosh Stalinin!
Hitleri rrudhi sytë, shenjë pakënaqësie, iu largua pak shqytarit të tij dhe iu përgjegj:
-Jo, të parin do pushkatojë folësin e radios, se është ai që me fjalën e tij hedh mes zjarrit tim miliona ushtarë sovjetikë, por edhe këtë radhe s'godite në shenjë…

Gazeta “Dielli” duke pasur si editor të saj, z. Dalip Greca, duket se ka gjetur puna njeriun, komuniteti mikun e mirë të tyre, Atdheu patriotin e merituar, që bashkë me falënderimet meriton  respektin dhe dashurinë e të gjithëve.
 
Dalan Luzaj
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
Chicago, 14 korrik, 2010

 
Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved