Toogle template customization

Who's Online..

Now online:
  • 18 guests
Falenderim për mbështetësit e ”Vatrës” dhe “Diellit”  E-mail

Posta e “Diellit”

Federata “Vatra” falenderon mbështetësit e saj dhe fton shqiptaro-amerikanët që të bëhen pjesë e Federatës PanShqiptare “Vatra” dhe të suportojnë gazetën”Dielli”, dy nga kolonat e diasporës shqiptare në Amerikë. Që t’i shërbejmë kombit duhet të jemi të bashkuar e të organizuar, që të ruajmë gjuhën dhe traditat, duhet të bashkohemi dhe t’i ushqejmë fëmijët tanë me dashurinë për gjuhën e ëmbël shqipe. Le të udhëhiqemi nga shembulli i vatarnëve idealistë që e krijuan dhe e kthyen Vatrën në një avokate të interesave kombëtare dhe ruajtëse të gjuhës dhe traditave kombëtare. Cilat nga organizata e tjera mund ta kryejnë misionin që Vatra ka 98 vjet që e kryen dhe gazeta e saj:”Dielli” ka 101 që përcjell historinë e shqiptarëve të Amerikës? Vatra nuk synon që të mohojë rolin e shoqatave të tjera, ajo kërkon bashkëpunim për t’u shërbyer më mirë interesave të Kombit.

Shqiptarë të Amerikës, anëtarësohuni në Vatër dhe abonohuni në gazetën”Dielli” se përveç të tjerash ju kështu kryeni detyrimin atdhetar ndaj kombit.

Gjatë muajit korrik në Vatër kanë mbërritur letra dhe çeqe që mbështesin Vatrën. I falenderojmë të gjithë.

I nderuar Z. Gjon Kadeli, Virginia

Ju njoftojmë se e morëm letrën tuaj së bashku me çekun prej $100. Ju falenderojmë nga zemra.Shpresojmë se gazeta po ju vjen në rregul, nëse keni problem ju lutemi në njoftoni në telefon (718) 365-69-30) ose na shkruani ne adresën në internet: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

I nderuar z. Koço Sterjo, Wisconsin

Letrën tuaj së bashku me këshillat për ta bërë më mirë gazetën e morëm. Po kështu morëm edhe çekun prej 100 dollarësh. Ju falenderojmë dhe ju garantojmë se redaksia e gazetës do t’i ketë parasysh vërejtjet tuaja. Për paraqitjen e faqes së parë, besojmë se e keni parë që ne vërejtjen tuaj për një paraqitje më të mirë grafike, e realizuam që në numrin e qershorit. Për herë të parë në historinë e vet 100 vjeçare gazeta doli me ngjyra dhe me këtë rast kemi marrë shumë përgëzime nga bashkatdhetarët tanë nga shumë shtete të Amerikës.

I nderuar z. Mithat Gashi, NY

E morëm çekun tuaj me 200 dollarë. Ju falenderojmë shumë!

Të nderuar Eduard dhe Dana Buçaj, VA

Çekun tuaj prej $ 200 dollarësh që dërguat në Vatër e morëm së bashku me komplimentet për numrin e ri të gazetës “Dielli” e cila gjatë qershorit pat një botim special me ngjyra dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ju faleminderit për mëbshtetjen dhe inkurajimin!

E nderuar Rita dhe Adem Saliu- Rhode Island

Ju falenderojmë shumë për vizitën tek Vatra dhe çekun me 200 dollarë që dhuruat në Vatër së bashku me një sërë librash që sollët nga Kosova.Përgëzimet tona për aktivitetin tuaj të pandërprerë gjatë të gjithë kohës në shërbim të çështjes kombëtare!

Ftojmë shqiptarët e Amerikës që ta mbështesin “Vatrën” dhe “Diellin”. Adresa jonë është:

VATRA
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2010 Gazeta Dielli. All Rights Reserved